MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 17 prill 2022…

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu në juglindje dhe reshje bore pasdite në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 3/11°C
Zona e ulët 7/18°C
Zona bregdetare 8/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari