MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 1 maj 2022…

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe  vranësira mesatare deri te dendura  të pasuara nga reshje lokale me oret e mesditës. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4  me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 


Zona malore       8/20°C
Zona e ulët          11/24°C
Zona bregdetare  12/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari