Nje dite pasi u perfshine ne replika e akuza te ashpra ne sallen e Kuvendit, kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se gjitha sa tha ne ate foltore per Ministren e Drejtesise, nuk ka fare lidhje me shantazhin, sikunder ajo e cilesoi.
Ne nje prononcim per mediat, ne pergjiigje te pyetjes “me çfare po e shantazhoni ministren e Drejtesise, pasi ajo ashtu i cilesoi akuzat tuaja”, Kryemadhi dha kete pergjigje:
“Ne nuk e shantazhojmë, atë por ajo nuk mund të marrë pozicionin e virgjëreshës kur i dimë shumë mirë pozicionet dhe kapjen e saj. Nëse një shqiptar harxhon vite për të fituar të drejtën në gjyq për t’u kthyer në vendin e punës, bashkëshorti i saj u kthye me një gjyq që u bë brenda një jave. Nuk mund të kenë shqiptarët një tjetër standard për burrin e Etildës dhe tjetër për shqiptarët”- tha Kryemadhi.