Presidenca ka reaguar ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për përplasjen mes Presidentit Ilir Meta dhe policisë bashkiake, ku kjo e fundit kërkoi lirimin e zyrave të Frymës së Re Demokratike.
Nëpërmjet zëdhënësit të Presidentit Meta, Tedi Blushi, i bëhet thirrje kryebashkiakut Veliaj që të mos detyrojë Kreun e Shtetit të thërrasë qytetarët dhe ta përzënë që sot nga bashkia.
“Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë”, shkruan Tedi Blushi në Facebook.
Sipas tij, Veliaj nuk ka për ti shpëtuar kurrë dënimit qytetar, duke i kujtuar shembjen e Teatri.
“O vemje, mbaj shënim: 1. Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për shumë afera të tjera. 2. MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo”, thotë Blushi.