Partia Demokratike ka dënuar atë që e konsideon si akt brutal dhe të urdhëruar nga Edi Rama për nxjerrjen nga selia të FRD-së që drejtohet nga Sali Shehu.
“Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët”, thuhet në deklaratën e selisë blu.
Deklarata e plotë e PD
Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.
Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.
Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!