“Mostra e Selenicës”, autori i ngjarjes së rëndë ku humbën jetën 8 persona vitin e kaluar, Ritvan Zykaj, do të kalojë përjetësisht në qeli pjesën e mbetur të jetës. Vendimi u dha sot në gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Prokuroria e Vlorës mbylli hetimet dhe dorëzoi në Gjykatë kërkesën për gjykim, më datë 8 janar të këtij viti.
Hetimet janë ndjekur nga prokurori Saimir Smaka. Për ngjarjen në fjalë, ndaj autorit nuk kishte gjykim të shkurtuar, i cili nuk parashikohet më në ligj, i ndryshuar në Kod prej vitit 2017, në rastet e kryerjes së k.rimeve të rënda. Për këtë ngjarje, ligji e parashikon dënimin me jo më pak se 35 vjet burg, deri në burgim të përjetshëm. Referuar faktit se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë k.riminale, dënimi që kërkoi akuza ndaj Zykajt është ai i burgimit përjetë.