Donte të bënte realiteti ëndrrën amerikane, por falsifikimi i dokumenteve e “fundos” duke përfunduar kështu pas hekurave shkodranin. Gjykata e Apelit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Agron Selmanin, 41 vjec, i cili u prangos sapo doli nga Ambasada Amerikane ku kishte dorëzuar një diplomë false, pasi i kishte dalë lotaria. Ndërkohë, avokati i tij Detar Hysi kerkoi nje mase me te lehte sigurie por nuk u pranua nga gjykata.
Shkodrani Agron Selmani u vu në pranga nga forcat “Shqiponja” menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi një tjetër rast falsifikimi e mashtrimi me vizat. Mes dokumentave që ai kishte dorëzuar në ambasadë përpara se të intervistohej, 41-vjeçari kishte depozituar edhe një të shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër, që ishte e flasifikuar.