Një 17 vjeçare nga Baldushku në kryeqytet, është gjetur pa ndjenja në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe e mitura me inicialet S.K është transportuar për në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët. 17-vjeçarja ka mbërritur në spital në gjendje kome ndërkohë që ende nuk është përcaktuar se çfarë i ka ndodhur. Mjekët thonë se ajo është në gjendje të rëndë. /shqip[tarja.com/