![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/06/aksident-naten-shtoj-2022.jpg?x28643)
Njoftimi nga Policia Shkodër
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gëzim Burgaj, 47 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ky shtetas, më datë 22.06.2022, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Zoje Bregu, 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.