Një tërmet i fuqishëm ka rënë pak pas mesnatës në Detin Mesdhe, ku lëkundjet më të forta janë ndjerë në Greqi, si në Athinë, në ishullin e Kallamatës dhe Methóni, ndërsa lëkundja është ndjerë në Libi, por lehtë edhe në disa shtete të tjera.
Tërmeti i raportuar fillimisht me magnitudë 6.2 ballë, u rishikua më pas me 5.8 sipas Emsc. Lëkundja e tërmetit është regjistruar rreth orës 02:43 minuta me orën lokale greke.
Agjencia Reuters shkruan se tërmeti ka një magnitudë prej 6.2.
Epiqendra u raportua nën dyshemenë e detit Mesdhe me një thellësi rreth 10 km, megjithatë nuk pati paralajmërim të menjëhershëm për tsunami.
EMCS thotë se tërmeti mund të jetë ndjerë nga 20 milion njerëz.