FOTO – Shkrumbohet plotësisht furgoni i udhëtarëve drejt Dukagjinit, shoferi del në kohë nga mjeti…

Një furgon është shkrumbuar plotësisht në Shkodër. Ngjarja është verifikuar në afërsi të pikës së kolaudimit të automjeteve. Mësohet se mjeti ishte parkuar pranë një pike lavazhi. Mjeti, i cili përdorej për transport udhëtarësh nga Shkodra në Dukagjin, sapo ka dalë nga lavazhi, ka marrë flakë, dyshohet nga një defekt teknik.


Shoferi ka dalë menjëherë nga mjeti duke i shpëtuar dëmtimeve nga flakët.