Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama një ditë pas dërgimit të propozimit. Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka depozituar në Presidencë propozimet për kabinetin e ri qeveritar. Ishin 14 emra përveç të kryeministrit që prisnin dekretimin nga Presidenti i Republikës, ndërsa të hënen Rama ka paralajmëruar prezantimin në Kuvend të programit të qeverisë dhe emrave të kabinetit të ri. Lista e plotë të emrave dhe emërtimeve të ministrive.
PROPOZIMI I KRYEMINISTRIT
Z.Ilir Meta President i Republikës
Lënda: Propozim për përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe emërimin e ministrave.
Zoti President,
Si kryeministër i emëruar, mbështetur në pikën 1, të nenit 98, të Kushtetutës, Ju paraqes përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe propozimet për emërimin e ministrave përkatës, si më poshtë vijon:
Z. Edi Rama- Kryeministër
Znj, Senida Mesi- Zëvëndëkryeministre;
Z. Ditmir Bushati- Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;
Znj. Olta Xhaçka- Ministre e Mbrojtjes;
Z. Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm
Z. Arben Ahmetaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
Z. Damian Gjinkuri- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
Znj. Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë;
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi- Ministre e Kulturës;
Z. Niko Peleshi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale;
Z. Blendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
Z. Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporën;
Znj. Sonila Qato- Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!