Pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ndalohet punonjësja e ZVRPP-Devoll, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Specialistët e Seksionit për krimin ekonomik-financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetases:
Valbona Beshi, 49 vjeçe, banuese në Bilisht (me detyrë hartografe)
Kjo shtetase duke qenë me detyrë hartografe në ZVRPP-Devoll, i ka marrë një qytetari sasinë prej 20000 lekë, për një shërbim pranë kësaj zyre, duke konsumuar elementë të veprës penale të sipërpërmendur. Falenderojmë mediat për bashkëpunimin dhe garantojmë se Policia është e gatshme për të ndjekur dhe vendosur përpara përgjegjsisë, çdo shkelës ligji.