
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhurnë lagjen Tepe, rreth orës 22:30. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por burime për “BalkanWeb”, sqarojnë se i riu 19-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i plagosuri Nikolin Lame, është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës. Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!