MINUTA E FUNDIT/ Përplasja tek “Petro Nini” në Tiranë, “fluturon” drejtori i Policisë së Tiranës…

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj, është liruar nga detyra ditën e sotme. Shkak për këtë duket është bërë konflikti i ndodhur ditën e sotme tek “Petro Nini”, mes përmbaruesve dhe policisë së shtetit dhe disa qytetarëve, në aksionin për të liruar një banesë në këtë zonë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shkruan në “Twitter” se, sipas tij, nuk mjafton që policia të jetë ligjërisht në rregull, por duhet të jetë edhe “me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut”.

“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë.

Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!”, ka shkruar Lleshaj.

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

NDODHI AJO QË PRITEJ/ Kryeministri “bën magji” edhe për futbollin, bojkoti mbaroi- nesër rifillon futbolli…

Ndodhi...

MINUTA E FUNDIT/ Rudina Hajdari merr vendimin për fatin e mandatit të deputetes…

Deputetja...

EMRAT/ PS shpall kandidatët për kryetarë bashkie me 30 qershor, për Shkodrën nuk ka emër akoma…

Kur...

Close