MINUTA E FUNDIT/ Përplasen dy automjete, katër persona përfundojnë në spital…

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën paraditen e sotme, ne Paskuqan, ndërsa te lënduar kane mbetur 4 persona.


Sipas informacioneve nga Policia behet me dije se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 3 nga shtetasit që ndodheshin të bllokuar në njërin nga automjetet, A. LL, A. K, G. K, si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi E. T të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.