Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, në përgjigje të interesit të gazetarëve, ka dhënë një intervistë lidhur me problemet e krijuara me pagat e prapambetura tek KF Vllaznia sh.a. por edhe tema të tjera me interes për publikun. Qytetarja e Parë e Shkodrës ka nënvizuar se problemi i rrogave tek Vllaznia qendron dhe mund të zgjidhet vetëm nga vendimmarrja e Këshillit Bashkiak. Më konkretisht, Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja ka kthyer vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak Shkodër për fondin 200 milion lekë të vjetra për Vllazninë dhe tashmë duhet që Këshilli Bashkiak të marrë një vendim për ta kthyer në ekzekutim këtë shumë. Ademi ka thënë se për shqetësimin jo vetëm për KF Vllaznia, Klubin Sportiv Vllaznia por edhe çeshtje të tjera që lidhen me funksionimin e vendimmarrjes së “legjislativit” në Bashkinë Shkodër, ka vënë në dijeni prefektin Millja, duke i kërkuar edhe ndërmjetësim për kalimin e ngërçit. Më poshtë, intervista e plotë e kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për mediat.
MUND TË LEXONI EDHE: VIDEO/ Punonjësit e stadiumit në Shkodër në protestë- 5 muaj pa rroga, Prefekti Millja nuk ka kaluar fondin 20 milion lekë për Vllazninë…