PS Shkodër do të ketë jo një por dy bashkëkryetarë. Vendimi është marrë nga Kryesia e PSSH dhe është bërë publik nga Blendi Klosi. Hilmi Lakti, kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër dhe Mirela Dodaj, aktualisht drejtore e Filialit të Postës Shkodër, do të jenë kryetarë të PS Shkodër.
Në PS Malësi e Madhe kryetar do të jetë Lulzim Zara, në PS Vau Dejës kryetar do të jetë Kristian Shkreli, PS Pukë do të ketë bashkëkryetarë Anjeza Doda dhe Pajtim Zeqiri, PS Fushë Arrëz Ervin Doda do të jetë kryetar.
Me këto emërime, merr fund edhe procesi i riorganizimit në PS Qarku Shkodër, duke përcaktuar edhe drejtuesit sipas bashkive. Një grup pune me 7 persona, ka bërë propozimet në Kryesinë e PSSH, e cila sot emëroi kryetarët apo bashkëkryetarët.
Pritet të shihet nëse do të ketë reagime në degës e PS, specifikisht në Shkodër ku polemikat nuk kanë munguar gjatë këtij procesi.