![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2018/09/shullazi-gjyqi.jpg?x28643)
Ndërsa akoma nuk ka një vendim për klientin e tij VIP, avokati i njohur është egzekutuar para pak minutave në Elbasan. Bëhet fjalë për avokatin e “të mirënjohurit” Emiliano Shullazi, i cili është akoma në gjykim, në fazën përfundimtare. Sipas uniformave blu, avokati quhet Ravik Gurra rreth 50 vjeç dhe egzekutimi i tij është bërë në rrethana akoma të paqarta në një lokal në Elbasan. Përveç se avokat i Shullazit, ai njihet edhe si mik i familjes Çapja. Forcat e policisë janë në vendngjarje dhe po hetojnë.