Ish- boksieri kampion i Vllaznisë, do të vazhdojë të qendrojë në qeli. Mësohet se Nelson Hysa ka dalë para “togave të zeza” për tu njohur me masën e sigursië personale. Ai u vë në pranga mëngjesin e të shtunës në Tiranë, në zonën e “Komuna e Parisit”, në një banesë të marrë me qera. Hysa ishte shpallur në kërkim nga shtatori 2018 në kuadër të operacionit “Oaz”.
Gjykata vlerësoi të ligjshëm prangosjen e ish-boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa, duke e lënë të në masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndaj tij, rëndojnë akuzat “Paracaktim i rezultateve më garat sportive”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Organizatë kriminale”.