Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të zëvendësuar mandatet e deputetëve të opozitës. Në Tiranë, Majlinda Halili merr mandatin e deputetes së PD-së, duke zëvendësuar Gent Strazimirin.
Në Durrës, Edlira Hyseni merr mandatin e deputetes së LSI-së, duke zëvendësuar ish-deputeten Nora Malaj. Në Korçë, Ligoraq Karamelos i jepet mandati i deputetit të PD-së, duke marrë në këtë mënyrë mandatin e Klevis Balliu.
Elda Hotit i jepet mandati i deputetes së LSI-së, duke zëvendësuar ish-deputetin Viktor Tushaj në Lezhë. Në Berat, Lefter Maliqit i jepet mandati i deputetit të PD-së, duke zëvendësuar Astrit Veliaj në Berat.
Në Gjirokastër, Ediola Brahës i jepet mandati i deputetës së LSI-së, duke zëvendësuar Vangjel Tavon.
Vlen të theksohet se deri në këto momente, nuk ka asnjë emër kandidatësh për deputetë nga listat e PD-së dhe LSI-së në Qarkun Shkodër që është shprehur i gatshëm të marrë ndonjërin nga 6 mandatet e dorëzuara: 5 nga PD (mes tyre edhe Nard Ndoka) dhe 1 nga LSI.