Ka ardhur edhe reagimi për shpalljen “non grata” të ambasadorit iranian dhe një diplomati të ambasadës së këtij vendi në Tiranë. Irani fajëson Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për dëbimin e ambasadorit të Iranit në Tiranë si dhe një zyrtari tjetër të akuzuar për përfshirje në veprimtari që cënojnë sigurinë e Shqipërisë. Reagimi ka ardhur përmes agjensisë zyrtare të lajmeve të Teheranit, duke dituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane.
Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Bahram Ghasemi të thoshte se “Shqipëria është bërë një viktimë e paqëllimtë e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe disa grupeve terroriste”.
Ai thotë se SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet midis Iranit dhe vendeve evropiane dhe se Shqipëria nuk duhet t’i lejojë të tjerët të diktojnë marrëdhëniet e saj me Teheranin.