MINUTA E FUNDIT – I jepte makinës i dehur, policia e Shkodrës arreston 28 vjeçarin në Velipojë, pasagjeri procedohet…

Nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë së Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi V. T., 28 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasi S. S., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin e aksidenteve gjatë sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Velipojës, automjetin tip “Ford” që bënte manovra në rrugë dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta bllokuar.


Gjatë kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi V. T., ishte në gjendje të dehur.

Në momentin e shoqërimit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi S. S., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.