“Ankesa, paqartësi apo probleme për marrjen e sherbimeve…”, kryebashkiaku Marinaj publikon numrin personal për komunikim me malësorët

Nga dita e sotme banorët e Bashkisë Malësi e Madhe kanë mundësi të komunikojnë direkt me kryetarin  Tonin Marinaj lidhur me sherbimet që ofron qeverisja vendore. Vetëm para pak minutave, në faqen zyrtare të Bashkisë Malësi e Madhe në Facebook është publikuar një njoftim ku qytetarët ftohen të komunikojnë me kryebashkiakun për ankesa, paraqartësi apo probleme të ndryshme gjatë marrjes së shërbimeve.

Nuk është e qartë arsyeja e këtij veprimi por me siguri është një mundësi direkte për të komunikuar me Marinajn për çeshtje që lidhen me mirëfunksionimin e qeverisjes vendore, ku prioritet i prioriteteve është pikërisht ofrimi i sherbimeve për banorët në territor.

PUBLIKIMI NË FACEBOOK I BASHKISË MALËSI E MADHE

Njoftim!

Të nderuar qytetarë, nëse keni ankesa, paqartësi apo ndesheni me probleme të ndryshme gjatë marrjes së shërbimeve nga Bashkia Malësi e Madhe ju lutemi kontaktoni në këto numra tel: 0672020290 – Tonin Marinaj, Kryetar Bashkie, 0676930449

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel

Open

Close