Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen e Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa nuk ka detaje lidhur me arsyet që sollën këtë vendim.
Prej disa vitesh ish- ministri i Brendshëm po përballet me sistemin e drejtësisë për disa akuza të rënda. Tahiri u dënua fillimisht me 3 vite sherbim prove për shperdorim detyre.
Prokuroria por edhe vetë Tahiri ankimuan vedimin deri në Gjykatën e Lartë, e cila ka vendosur sot që çeshtja të kthehet për rigjykim në Apelin e Gjykatës së Posaçme GJKKO.