VIDEO – Përfundon sistemim- asfaltimi i rrugës Qendër Mes- Kullaj në Postribë, u akorduan 11.5 milion lekë…

Përfundon faza e tretë e sistemim- asfaltim i rrugës Qendër Mes- Kullaj. Investimi me vlerë 11.5 milion lekë është mundësuar nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, parashikuar në buxhetin e këtij viti. Zona nëpër të cilën kalon kjo rrugë, ka një densitet të lartë banorësh, ndërsa ndërhyrja krijon lehtësi në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve por edhe të produkteve që prodhohen aty.

Projekti parashikonte shtresat rrugore si binder dhe asfalt, kunetë betoni, guardrail anërore me aksesor, sinjalistikë vertikale dhe horizontale. Për të mundësuar një rrugë me standarde sipas projektit të Bashkisë Shkodër, në disa pjesë të kësaj rruge, kanë qenë vetë banorët që kanë rënë dakort për zhvendosjen e avullive.