MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë 44 vjeçari nga Kastrati i Malësisë së Madhe, ja çfarë dyshohet…

Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e një stani. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kastrat në Malësi të Madhe.

Sipas policisë, 44-vjeçari dyshohet se është vetvarur ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


NJOFTIMI I POLICISË

Malësi e Madhe

Në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe, në një stan, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi G. N., 44 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.