Skip to content
3 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

Ngjarjet e rënda ku u përfshinë uniformat blu, Agjencia e Mbikqyrjes Policore jep detajet e para…

ShkodraWeb 1 year ago

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka qenë e angazhuar maksimalisht për hetimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Tiranës, si më poshtë vijon;

Më datë 24.05.2022, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ludian Zaimi, me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Arrestimi i punonjësit të policisë Ludian Zaimi. u krye pasi më datë 23.05.2022, në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, ai ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit pas një konflikti për motive të dobëta, punonjësin e policisë Çaush Saliaj, me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi i posaçëm hetimor vijon kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimeve të autorit të veprës penale, ndërsa materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme.

…..

Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka referuar materialet proceduriale për arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë Inspektor Lutfi Gjyli, 48 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 23.05.2022, në Sallën e Komandimit është njoftuar për të shtëna me armë në një Bar Kafe në rrugën “Llazi Miho”.

Pas mbërritjes në vendngjarje dhe veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi Lutfi Gjyli, ka qenë duke konsumuar pije alkoolike në një Bar Kafe dhe në gjendje të dehur, ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të shtetasit Murteza Lika, në kohën që ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të.

Si pasojë, shtetasi Murteza Lika ka marrë dëmtim në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Për sa më sipër, shtetasi Lutfi Gjyli u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal. Punonjësi i policisë i identifikuar si autor i dyshuar, pas arrestimit në kushtet e flagrancës, aktualisht ndodhet në dhomat e sigurisë në DVP Tiranë.

Continue Reading

Previous: MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë 44 vjeçari nga Kastrati i Malësisë së Madhe, ja çfarë dyshohet…
Next: EMRAT+VIDEO – Të shtënat me armë ndaj një furre buke në Shkodër me 22 mars 2022, arrestohet një person, në kërkim 32 vjeçari…

TË FUNDIT

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit
  • Aktualitet

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit

47 mins ago
DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • Aktualitet

DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar

1 hour ago
VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • Ekonomia

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse

2 hours ago

TË FUNDIT

  • ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit
  • DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • VIDEO – Ndërroi jetë 1 vit më parë pas një sëmundje të rëndë, një rrugë në Kir të Dukagjinit merr emrin at Ded Gjoka
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 3 qershor 2023…

TË FUNDIT

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit
  • Aktualitet

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit

47 mins ago
DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • Aktualitet

DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar

1 hour ago
VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • Ekonomia

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse

2 hours ago
VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • Aktualitet

VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.