Del nga rruga me zetor dhe humb jeten ne vend nje 42 vjecar. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Senes te Divjakes e sipas policise bëhet fjalë për shtetasin B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj. Ai ka qene duke punuar me zetor, kur papritur humbi drejtimin e mjetit dhe perfundoi ne kanal, duke gjetur edhe v.dekjen.
Informacion paraprak
Gjatë natës në fshatin Senes, Divjakë, shtetasi B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj, duke drejtuar një mjet bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanalin anësor të rrugës ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.