Një aksident fatal ka ndodhur këtë paradite në zonën e Farkës në afërsi të kryeqytetit, ku si pasojë ka humbur jetën një burrë. Sipas informacioneve të para, burri rreth 55 vjeç është përplasur nga një autobus ndërsa ai ishte duke drejtuar një motoçikletë.