Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • News

MINUTA E FUNDIT/ Audio-përgjimi i vëllait, vjen zotimi dhe paralajmërimi i FORTË i Fatmir Xhafës

ShkodraWeb 5 years ago
0

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj thotë se merr përsipër të dorëhiqet nga ky post, në rast se audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike për vëllain e tij, rezulton i vërtetë. Por sipas asaj që beson Xhafaj, kjo ka pak gjasa të ndodhë. Në të kundërt. Ai paralajmëron se kreu demokrat Lulzim Basha do të përballet me ligjin.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ministri i Brendshëm i bën një zotim qytetarëve që nesër (të shtunën do të dalin në protestën e paralajmëruar nga opozita): Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.

Partia Demokratike publikoi një audio-përgjim në të cilin pretendon se vëllai i ministrit, Agron Xhafaj, bisedon me një trafikant droge, të identifikuar më pas si Albert Veliu. Agron Xhafaj ndërkohë ndodhet në Itali, ku ju vetëdorëzua autoriteteve atje, pasi PD-ja, publikoi një vendim të formës së prerë të gjykatës Italiane që e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge. Audio-përgjimi është dërguar për ekspertizë në Itali, për tu verifikuar nëse zëri është realisht i vëllait të ministrit të Brendshëm.

Reagimi në Twitter i ministrit Xhafaj:

“E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund”

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?

Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim./gazetaexpress/

Continue Reading

LAJM PARA: Prapaskenat e largimit nga Kamza, klubi hoqi Ahmatajn pse festoi në… Korçë
LAJM PAS: “Audio-përgjimi sajesë”, Nishani komenton deklaratën e Ramës: E keqja ka mbërritur fundin

TË FUNDIT

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…
  • News

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…

2 weeks ago
FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…
  • News

FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…

4 weeks ago
“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj
  • News

“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj

2 months ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

8 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

8 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

14 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.