Një aksident i trefishtë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot mesditën e së shtunës, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.
Në foto duken tre automjetet e aksidentuara. Përplasja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.
Tre automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën e më pas njëra prej tyre ka goditur trafik-ndarësen e një karburanti që ndodhet në zonë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet dhe pritet të dalë edhe me komunikatën zyrtare për ngjarjen e rëndë.