Dy ishin shqetësimet e opozitës para se të futej në zgjedhje e 25 qershori; përfshirja e administratës publike në fushatën elektorale dhe përdorimi i parave të drogës në to. Këto ishin dy arsyet që pas marrëveshjes së 18 majit, Partia Demokratike mori drejtimin e disa ministrive dhe agjencive të rëndësishme në vend. Njëri prej këtyre institucioneve ishte edhe Ministria e Brendshme, e cila që prej marrëveshjes Rama-Basha drejtohet nga Dritan Demiraj me misionin parandalimin e përdorimit të administratës publike dhe të parave të pista në zgjedhje. Por sa u arritën këta dy objektivë? Për të folur për këtë në Top Story-n e kësaj të enjteje me Sokol Ballën ishte vetë ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj. Ministri i Brendshëm tha se marrëveshja Rama-Basha zbuti klimën zgjedhore dhe garantoi disa arritje, por jo realizimin e plotë të misionit për të cilin thotë se mori detyrën.
I pyetur nëse mekanizmi i gjetur nga Rama dhe Basha për zgjedhjet e 25 qershorit duhet të zbatohet edhe në zgjedhjet e ardhshme, Demiraj mendon se jo. “Nuk mendoj se duhet bërë gjithmonë, por në kontekstin që ishte opozita, bëri të mundur që opozita të bëhej pjesë e fushatës elektorale. Mendoj se jo, për aq sa kam parë këto dy muaj mendoj se nuk funksionon”, deklaroi ai. Demiraj thotë se ka patur bashkëpunim të mirë me strukturat e ministrisë dhe të policisë dhe bashkëpunimi thotë se vazhdon ende i tillë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!