Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ministri Demiraj denoncoi 33 punonjesit e policise qe abuzuan ne zgjedhje

ShkodraWeb 19 August, 2017
IMG_3044
Dritan Demiraj, përpara se të dorëhiqej nga detyra e ministrit të Brendshëm, ka raportuar emrat e 33 punonjësve të Policisë në të gjitha nivelet, të cilët shpërdoruar detyrën dhe u përfshinë në fushatën elektorale.
Roli i Policisë në procesin zgjedhor dhe përfshirja e drejtuesve apo efektivëve të policisë në zgjedhje ka qenë një nga shqetësimet kryesore të opozitës dhe subjekteve të tjera politike. Kjo ishte edhe arsyeja që një nga institucionet kryesore që u kërkua të drejtohej nga një ministër teknik ishte Ministria e Brendshme.
Por edhe pse ishministri Dritan Demiraj në letrën e dorëheqjes vlerësoi bashkëpunimin që ka pasur me vartësit e tij, në raportin për zgjedhjet që zv.kryeministrja Ledina Mandija ka hartuar, konstatohet se drejtori i Policisë nuk paraqiti asnjë rast të përfshirjes së policisë në zgjedhje.
Sipas një shkrese të datës 19.06.2017 që mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtuar zv.kryeministres Mandija informohet se nuk ka asnjë punonjës policie të përfshirë në procesin zgjedhor. Por të kundërtën ka konstatuar ishministri Demiraj në mbledhjen e Task-Forcës së datës 25 qershor.
Në këtë mbledhje, Demiraj ka folur me emra konkretë të drejtorëve të policisë që mbështesin subjekte të caktuara politike. Në raportin përfundimtar, Demiraj ka përcjellë emrat e 33 punonjësve të policisë të të gjitha niveleve që kanë shpërdoruar detyrën dhe janë përfshirë në procesin zgjedhor.
Në listën me emra të denoncuar nga ish-ministri Demiraj sqarohen edhe subjektet apo individët që punonjësit e policisë kanë mbështetur gjatë fushatës zgjedhore. Pjesë e emrave të denoncuar janë 11 shefa komisariatesh në të gjithë vendin, drejtorë policie dhe funksionarë të lartë në Policinë e Shtetit. /panorama/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Hetimi Tatimor aksion ne Shkoder, gjoba dhe mbyllje bisnesesh per parregullsi
Artikull pasardhës: ALARMI/ Koncensionet e hidrocentraleve po shkaterrojne Luginen e Valbones

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
martini ekipi pogradeci 2026

VIDEO – Vllaznia vuan me Pogradecin, kualifikimin në Kupë ia jep mbrojtësi Gjini në minutat e fundit…

ShkodraWeb 10 January, 2026 0
fushe arrez renea 2025

FOTO – Kush janë personat e armatosur, i rezistuan RENEA-s në një banesë në Fushë Arrëz…

ShkodraWeb 24 November, 2025 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.