MInistri i jashtem Ditmir Bushati ka shprehur gatishmerine per bashkepunim me kryebashkiaken Voltana Ademi. Mesazhin e tij deputeti i Shkodres e ka dhene nga Velipoja, ne nje takim ku do to prezantohej projekti per mbrojtjen e deltes se Bunes. Para gazetareve antari i kabinetit qeveritar Rama, ka thene: “Mesazhet besoj jane te qarta. Rruga per ne Velipoje do te perfundoje brenda parashikmeve. Se dyti, projekti me rilindjen urbane te Velipojes.
Se treti, pjesa që kemi nisur ta quajme lungo lago apo pjesa qe do te lidhe pjesen e Shirokes, Zogajve me pjesen tjeter ne hyrje te qytetit, projekti do te nisi ne pranvere dhe projektet qe po prezantohen sot ketu. Dhe besoj se jane nje investim dhe nje vemendje e shtuar e qeverise shqiptare ne mbeshtetje te Shkodres.
Kur vjen puna per Shkodren, une preferoj ti qendroj strikt asaj qe kam thene edhe gjate fushates zgjedhore. Behet fjala per Shkodrn dhe shkodranet dhe nuk behet fjale per partite politike. Kryetarja e Bashkise eshte e mirepritur per te bashkepunuar me ne funksion te mires se perbashket te komunitetit.”.
Mesazhi i ministrit Bushati ka ardhur ne diten kur opozita kishte organizuar protesten e saj ne Tirane. Po ashtu, ne diten kur prezantimi i ketij projekti, i parashikuar ne mesjave me pranine e ministrit te Mjedisit Blendi Klosi, papritur u spostua pikerisht me 27 janar 2018. Nderkohe, pritet reagimi i kryebashkiakes Ademi, gjithmone nese do te kete nje reagim nga ana e saj.