
Për shkak të atmosferës së rënduar politike në Shqipëri, ka raporte se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, po përgatisin terrenin për t’u arratisur nga vendi.
Sipas këtyre burimeve, Presidenti dhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim po planifikojnë të largohen para se të ngrihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale.
“Pamfleti.com” shkruan se Meta dhe Kryemadhi kanë shitur pasuritë e paluajtshme. Sipas dokumenteve zyrtare, Kryemadhi ka shitur 6 apartamente, ku vetëm njëri kushton 350 mijë euro dhe po tërheq edhe ato para që ka nëpër banka.
Në shkrimin e “Pamfletit” thuhet se ata kanë larguar fëmijët nga Shqipëria dhe i kanë çuar në Angli, për shkollim.
Në formë thashethemi, ka qarkulluar lajmin se Ilir Meta ka fshehur qindra milionë euro, ndërkohë që sipas raporteve, gjurmët e kësaj pasurie kanë rënë shërbimet britanike dhe amerikane.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!