Barbana Dini, kengetarja e njohur ka kujtuar sot me nje postim ne Facebook vellain, Ergi, i cili humbi jeten tragjikisht ne aksident. Barbana e kujton ate ne diten e tij te lindjes, duke shkruar fjale vertete prekese: “Vëlla, fjalë që nuk do ta them më kurrë por që do ta kem përjetësisht të gdhendur në zemër! Ky ishte urimi që të bëra si sot, një vit më parë, në ditën tënde të lindjes! Sot do të mbushje 23 vjec…ti nuk e ke idenë sesa pa kuptim është kjo jetë pa ty ERGI!”. /ShkodraWeb/