
Tirana mendon për merkaton, pazar në Shkodër. Kështu, pas Krymit e Gurishtës, dy janë lojtarët që janë vënë në shënjestër nga bardheblutë.
Bëhet fjalë për Viktor da Silvën e Vllaznisë dhe ish-lojtarin Fallou Dianje. Të parit i mbaron kontrata në 31 maj dhe pas finales së Kupës së Shqipërisë është i lirë.
Në këto kushte ai mund të diskutojë me Tiranën. I dyti është Dianje. Mbrojtësi është larguar nga shkodranët, por shihet një zëvendës i mirë i Hoxhallarit.
Problemi i vetëm me dyshen e mësipërme është se janë të huaj dhe mund të jenë problemi i bardhebluve me aktivizimin në fushë.
Nga ana tjetër, bardheblutë shohin me sy të mirë një rikthim të Muçit dhe Çelhakës për Europën që të ecin sa më lart në Champions apo në Konferencë Ligë.