Disa ditë më parë, në Koplik u përkujtua 100 vjetori i Luftës së Koplikut. Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Ndërsa në atë aktivitet nuk ka qenë i pranishëm, për shkak të ashpërsimit të betejës politike në mes PS dhe Presidentit Meta, kryebashkiaku i M.Madhe Tonin Marinaj, ka patur një projekt për vlerësimin siç duhet të kësaj ngjarje të rëndësishme.
Një memorial që përjetëson këtë luftë dhe rë rënët, duket se tashmë është gati në bocet dhe shpejt mund të materializohet. Lajmi ëstë bërë i ditur nga një postim në faqen zyrtare të Bashkisë M.Madhe, ku lexohet:
“Kryebashkiaku Tonin Marinaj ka zhvilluar një takim me personalitete të historisë, artit, kultures dhe medias të Malësisë së Madhe për të zgjedhur një nga 4 propozimet e paraqitura për memorialin kushtuar luftës së Koplikut 1920.
Të pranishëm ishin: z.Isuf Hebaj, z.Pjerin Kolnikaj, z.Fadil Hasmujaj, z.Gzim Vuçaj, z.Gjokë Luli, z.Pretash Gjekaj, z.Ndue Bacaj dhe z.Sytki Ndrecaj.
Në fund u zgjodh kompozimi i metalikte me mbishkrimin “1920” ku shumë shpejt do vendoset në qendër të qytetit Koplik.??”, përfundon shënimi. /ShkodraWeb Media/