
Ditën e sotme është mbledhur Taks-Forca anti-kanabis në Prefekturën e Qarkut të Shkodrës, ku pjesëmarrës ishin edhe prefektja e qarkut, Majlinda Angoni dhe drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Ervin Hodaj.
Gjatë mbledhjes u evidentuan disa problematika lidhur me mbjelljen, shpërndarjen dhe konsumin e kanabisit, si dhe për efektet e tij në shoqëri.
Prefektja Majlinda Angoni bëri të ditur se gjatë vitit 2022, nga të dhënat zyrtare janë shënuar 89 raste më shumë se në vitin 2021 të goditjes së kultivimit të narkotikëve, por sipas saj edhe është mbjellë më shumë.
“Gjatë vitit të 2021 janë evidentuar 102 raste të kultivimit, ndërsa në vitin që lamë pas janë 190 raste të kultivimit të lëndëve narkotike. Kemi më shumë rrënjë të mbjella këtë vit. Për 102 rastet e evidentuara, janë proceduar penalisht 111 persona, nga të cilët 79 autorë. Si rezultat i masave, gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti nuk ka rezultuar asnjë rast.
Individ dhe grupe kriminale bejne perpjekje per gjetjen e rrugeve per kultivimin e bineve narkotike per shtepi bari permes energjise elektrike.
Eshte e nevojshme te punohet per sensibilizimin e publikut per pasojat qe sjell droga duke perfshire edhe indiferencen e qytetareve. Bashkepunim mes institucioneve per kontrollin e territorit. Kontrolle nga OSHEE per konsumin e energjise elektrike me dhe pa kontrate dhe te njoftohet policia”, u shpreh Agoni.
Drejtori i policisë vendore Ervin Hodaj tha se kërkohet një qasje e re për goditjen e grupeve kriminale në luftën ndaj drogës ndërsa deklaroi se nuk ka informacion për vendosjen e DEA-s amerikane në Shqipëri me qëllim luftimin e krimit që merren me trafikimin e drogës….
“Ne si punonjës policie ndiejmë përgjegjësi për parandalimin e kultivimit të kanabisit. E vlerësos shumë këtë nismë, në mënyrë që qarku jonë të mos shënohet më me të kuqe në hartë. Duke bashkëpunuar në aspekte të ndryshme me të gjithë ju, me agjenci shtetërore të zbatimit të ligjit, përgjegjëse për edukimin, reduktimin e përdorimit të drogës, krimit dhe dhunës. Kjo strategji e re duhet të jetë gjithëpërfshirëse për të parandaluar fenomenin. Unë kam pak javë që jam caktuar me detyrë në Shkodër. Një nga shqetësimet është edhe prania dhe përdorimi i lëndëve narkotike, kryesisht kanabis, në mjedise, rrugë dhe ambiente publike. 30 shperndares ne afersi te shkollave, mosha mesatare 22 dhe me i vogli 15. Kjo ndodh nga prania e lendeve narkotike ne vendet ku jetojme, shitet droga ne shkolla e lokale per te nxjerre fitime. Dhe keto fitime duhen per te paguar avokatin per ti nxjerre nga burgu. Duhet te kerkojme nje zgjidhje me te mire dhe me afatgjate. Duhet te thyejme kete cikel qe ekziston ne qarkun tone per dhjetra vjet. Ne 2022, 65 takime sensibilizuese, proceduar penalisht 7 inspektor pyjesh dhe 19 punonjes te OSHEE. Kapacitet e policise jane te afta per te perballuar luften ndaj droges. Per dean amerikane qe ka ardhur ne Shqiperi nuk kam informacion. Kerkon nje qasje te re parandalimi i kultivimit. Jemi ketu per te gjetur nje zgjidhje te re duke perfshire edhe moskontrollin e duhur te Dukagjinit”, u shpreh Hodaj.
Mbledhja e Task Forcës Antikanabis vijoi me dyer të mbyllura ndërsa mësohet se është shoqëruar me debate mes drejtorëve të pranishëm të institucioneve të tjera, kryetarëve të bashkive me policinë vendore të Shkodrës. Kjo për shkak se vitin e kaluar policia ka proceduar 7 inspektorë pyjesh, 9 kryepleq të fshatrave dhe 16 punonjës të OSHEE të dyshuar për “shpërdorim detyre”, për faktin se nuk kanë dhënë informacion për rastet e kultivimit të bimëve narkotike në zonat që mbulojnë.