
Jetmir Shpuza ka marrë zyrtarisht detyrën e drejtorit të RTSH Shkodra apo siç njihet tradicionalisht Radio Shkodra. Në prezantimin e tij ishte i pranishëm i gjithë stafi i RTSH Shkodra.
Për Shpuzën, bëhet fjalë për një rikthim në krye të këtij institucioni pas rreth 25 viteve. Jetmir Shpuza i përket brezit të parë të gazetarëve të pas vitit 1990, duke punuar në disa media të shkruara, ku veçohet gazeta “Koha Jonë”.
Në vijimësi, ai ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme drejtuese pranë RTSH- së në Tiranë, për tu rikthyer sërish në drejtimin e RTSH Shkodra, i zgjedhur në mënyrë plebishitare nga Këshilli Drejtues i RTSH- së.
Pasi u shpall fitues në këtë garë, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH- së Leka Bungo dhe anëtarët e tjerë, kanë firmosur vendimin për emërimin e Shpuzës, i cili sipas Statutit të RTSH- së, ka një mandat 5- vjeçar.
ShkodraWeb i uron suksese dhe punë të mbarë kolegut Jetmir Shpuza në këtë etapë të re të karrierës së tij profesionale në media.