Rritet sërish numri i të vdékùrve nga korona virusi në Itali. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë 71 persona duke shkuar 33 601 numri total sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile.
Të infektuarit e rinj janë 321 duke e çuar numrin rasteve pozitive në vend 233.836 persona. Aktualisht numri i rasteve pozitive në të gjithë vendin është 39.297. Pacientët e shtruar janë 5.742, nga të cilët 353 në terapi intensive.
Lombardia vijon të jetë rajoni më i prekur në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 të vdékùr, numër më i lartë se dje kur ishin 12.
Edhe numri i të infektuarve është rritur në 24 orët e fundit dhe janë 237 raste positive, 50 më shumë se një ditë më parë ku ishin 187. Lajmi i mirë është se në 11 rajone të vendit nuk ka pasur asnjë vìktímë në ditën e fundit.