![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2018/05/nexhmije-pagarusha.jpg?x28643)
Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, mbretëresha e këngës shqiptare Nexhmije Pagarusha dekorohet me medaljen e “Mirënjohjes” nga President i ShBA-së Donald Trump. Vendimi për dekorimin e ikonës së muzikës shqiptare është marrë nga Shtëpia e Bardhë.
Këtë të diel në ambientet e Akademisë së Arteve në Tiranë i është akorduar çmimi artistes gjakovare, teksa aktiviteti u mbajt pikërisht në ditën e saj të lindjes. Në aktivitet ishin të pranishëm artistë e bashkëpunëtorë të shumtë të këngëtares si dhe personalitete nga të gjitha fushat, mes tyre edhe Presidenti Ilir Meta.
“Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha në moshën 80-vjeçare ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Nexhmije Pagarusha është e njohur për interpretimet e shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera ku mendohet se ka interpretuar mbi 150 këngë. Karrierën muzikore Pagarusha e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.