Tashmë është gjetur “gjuha” e përbashkët në Këshillin Politik sa i përket identifikimit biometrik. Opozita kërkonte identifikim biometrik në gjithë vendin kurse mazhoranca kërkonte kohë ose shkallë shkallë por zgjidhja ka ardhur nga BE.
BE ka marrë përsipër t’ i japë zgjidhje duke financuar këtë implementim të teknologjisë në vlerën 15 milionë euro. Sipas burimeve jo zyrtare, është gjetur “gjuha” e përbashkët për këtë çështje por marrëveshjen e mban peng ende depolitizimi i administratës zgjedhore. /BW/