Nga strukturat e specializuara të Ministrisë së Mbrojtjes po bëhet neutralizimi i municioneve të gjetura para dy ditëve në Njësinë Administrative Guri i Zi në Bashkinë e Shkodrës.
Siç shihej edhe nga fotot e publikuara nga ShkodraWeb Media, bëhej fjalë për gránàta dhe plúmbà, madje të vendosur në krehëra.
Duke gjykuar nga fotot, mùnicióni duket se i përket Ushtrisë Shqiptare të para vitit 1997, kur edhe u hapën masivisht depot e àrmátimit. Pas gjetjes së këtyre mùnicióneve, pritej të vinin forcat xheniere për ti ekzaminuar dhe neutralizuar nëse ishte e nevojshme. Procedura po kryhet sot duke parandaluar çdo rrezik të mundshëm.
Me shumë mundësi, dikush që i ka marrë në 1997-ën apo më pas, i ka groposur dhe i ka harruar. Para dy ditëve ato janë kthyer në dritën e diellit si për të na kujtuar se pasojat e 1997- ës vazhdojmë ti vuajmë edhe sot. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për gjetjen e këtyre mùnicióneve. /ShkodraWeb Media/