Vazhdon të jetë dramatike situata nga korona virusi në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit nga 1363 testime të realizuara, 118 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Sipas statistikave të fundit, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë me virus, të gjithë nga Shkupi.
Gjithashtu, raportohet se brenda 24 orëve janë regjistruar 74 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 5311, prej të cilëve 2048 janë shëruar, kurse 251 pacientë kanë ndërruar jetë, si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin fqinj ka 3012 raste aktive me korona virus.