Eksperti për qeverisjen vendore Fatlum Nurja ka reaguar për rastin e ndarjes nga jeta të babë e bir teksa po tentonin të kalonin me makinë përroin në fshatin Bogë. Nurja thotë se shteti duhet të ndërtojë infrastrukturën e nevojshme deri në centimetrin e fundit sikurse ka bërë në Jug.
Postimi i plotë:
“Babë e bir i muar uji këtë të hënë teksa ishin në makinë dhe tentuan të kalonin këtë kryqëzim rrugëlumi…
Pra kjo është “rruga” në Bogë (Malësi e Madhe) që do ndërtohet mbasi qeveria të shpenzojë gjithë paratë e marra me kredi për të ndërtuar edhe cm e fundit të rrugeve në Jug…
Ironia është se babë e bir që u mbytën të hënën, gjithë Malësia e të tjerët në Veri paguajnë këstet e këtij borxhi njëlloj me ata që gezojnë frytet e tij…
Unë nuk di të ketë buxhet shteti që mos të ketë mundësi për kaq para…kur ka kaq rrezik”.