Drejtoria Vendore e Policise Tirane njofton: Me datë 30.11.2017, rreth orës 07:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në “Vaqarr”, ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në “Vaqarr” shtetasi Brikel Zhuri duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar me një motorçikletë me drejtues O.M., 36 vjeç.
Për pasojë drejtuesi i motorçikletës shtetasi O.M, gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.