
Shkodër, paraditen e sotme është qëlluar me armë zjarri një person në zonën e quajtur “Trumat e dugajve të reja”, pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 dhe i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale R. B., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Nga informacionet e para dyshohet se pas një konflikti verbal, sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Polcia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen e hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të plagosjes.