
Krahes perplasjes dhe sherrit me fjale ne seancen e sotme te Kuvendit, pati edhe nje perplasje permes fotove. Pasi kryedemokrati Basha i nxori kryeministrit Rama edhe njehere foton qe kishte publikuar nje nate me pare dhe ate ku ministri Klosi darkonte me te fortin e Shijakut, ka qene kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, qe iu pergjigj me te njejten monedhe. Balla deklaroi se ai kishte nje album me fotografi, ku shihet se si eksponentë të krimit janë pjesë e takimeve të strukturave të PD.
“Miqësisht po të them edhe si kreu i grupit të PS, hiq dorë nga kjo historia e fotove. Sepse po fillove këtë historinë e fotove, ti del shumë i humbur. Kam bërë një album fotosh dhe do ta jap, çdo ditë nga një. Hera e parë dhe e fundit që unë e bëjë këtë punë. Ku personi këtu quhet Flamur Bejka (Tregon foton). Është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte dhe shiste bomba. Po pse mor Lulzim unë do vij këtu dhe siç bën ti, që të them se ti dhe ky shisnin mina me sahat?! Ai është në një takim me partinë e PD në Shkodër. Unë them se ti vendos mina me sahat? Jo se them dot. Se them dot se kryetari i PD është i lidhur me të. Apo me Arben Xibrin (Foto tjetër) Të them unë që Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen? Larg qoftë që ta kërkojmë këtë. Por sinqerisht nuk shkon kjo. Ti kërkove dorëheqjen e Klosit, po unë tani të kërkoj dorëheqjen tënde? Hiq dorë të lutem shumë. Miqësisht, ju nuk po mbani dot as përgjegjësinë e PD. Larg qoftë që të merrni edhe përgjegjësinë e Shqipërisë, ju që keni thyer pasqyrën e vetvetes në 22 korrik”, tha Balla. /Shqiptarja.com/